Konventa Zgjedhore e LSI-së, pritet zgjedhja e forumeve drejtuese

Shqipëria

Konventa Zgjedhore e LSI-së, pritet zgjedhja e forumeve drejtuese

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 12:11
Nënkryetari Petrit Vasili dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

(E plotësuar) - Nën moton “Një shanc për të gjithë”, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) mblodhi të shtunën Konventën Kombëtare Zgjedhore, në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.  3000 delegatët e Forumit më të lartë të kësaj partie do të zgjedhin komitetin e ri drejtues dhe kryesinë e re të LSI-së, që do e drejtojnë këtë forcë politike për katër vitet e ardhshme.

Punimet e Konventës u hapën nga nënkryetari Petrit Vasili, i cili e konsideroi procesin zgjedhor brenda LSI-së një moment kulmor dhe mbresëlënës. Duke e konsideruar LSI-në një parti të të gjitha moshave, ai tha se kjo forcë politike është rritur dhe do të vazhdojë të rritet, pasi nga njëra anë ajo mundohet të frenojë të keqen dhe nga ana tjetër shtyn me gjithë fuqinë e saj përpara të mirën.

“Jam i bindur se LSI është parti e të gjitha moshave, por ajo është dhe mbetet mbi të gjitha partia e të rinjve, sepse sa herë që LSI e sheh veten në pasqyrë, ajo tregon vetëm të ardhmen, dhe fytyra e së ardhmes është rinia, entuziazmi i së cilës është zemra dhe nervi i partisë sonë”, theksoi Vasili.

Makina dhe targa e LSI-së, vijoi ai, dhe e gjithë njerëzve të saj është se njërën këmbë e kanë tek frena për të ndalur të keqen, ndërsa këmbën tjetër tek gazi që të përparojë e mira.

Ky është motivi pse LSI rritet dhe do të vazhdojë të rritet, pasi çdo shqiptar jeton, punon dhe merr frymë për të frenuar të keqen dhe stimuluar të mirën. Ky është lajtmotivi ynë, theksoi Vasili në fjalën e tij.

Konventën Kombëtare të LSI-së e përshëndetën shumë të ftuar nga parti simotra, nga rajoni dhe Europa.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, në përshëndetjen drejtuar delegatëve në Konventë theksoi se LSI është në rrugën e vet politike, tanimë jo vetëm se ajo ka identitetin, argumentet dhe njerëzit e saj, por dhe se ajo është kryeshpresë për suksesin e shoqërisë shqiptare.
“Suksesi i LSI-së përjetohet dhe si yni. Arritjet tona të ndërsjella na ndihmojnë të jemi të barabartë si të gjithë në Ballkan, por dhe për integrimin më të shpejtë, aty ku e kemi vendin, në gjirin e familjes euroatlantike”, u shpreh Haradinaj.

I ftuari i partisë së majtë greke SYRIZA, në përshëndetjen drejtuar delegatëve në Konventë, theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit me LSI-në. Mes të tjerash ai vuri në dukje krizën e refugjatëve me të cilën është përballur së fundi Greqia. Afërsisht 1 milion refugjatë kanë ardhur në Greqi vitet e fundit dhe 80 për qind e tyre janë në Greqi dhe qytetarët grekë i kanë trajtuar ata me humanizmin e tyre. Kjo krizë ka ndikuar të gjitha partitë socialiste europiane. SYRIZA prej dy vitesh po e drejton Greqinë në kushte shumë të vështira. Vizioni ynë është socializmi me demokracinë dhe drejtësia sociale, duke u drejtuar nga e majta europiane e modernizuar. Kjo është e majta e shekullit të 21-të”, tha përfaqësuesi i SYRIZA-s.

Konventën e përshëndeti dhe nënkryetari shqiptar i parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu. “Zhvillimet demokratike për ne shqiptarët po ecin në kahun pozitiv. Dy vitet e fundit po shfrytëzojmë mundësitë t’i bashkangjitemi familjes europiane, jo me vlera materiale, por me vlera etike dhe demokratike. Të shfrytëzojmë shancin, tha ai, t’ia bashkangjisim shoqërinë tonë Europës. Të ruajmë aleancën për integrimin, ky të jetë synimi ynë i përbashkët”, tha nënkryetari i parlamentit malazez Nimanbegu.

Zgjedhja e Forumeve drejtuese të LSI-së

Konventës i janë propozuar për postin e Zv.Kryetarit të LSI-së, Petrit Vasili; për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe kandidaturë alternative Dritan Ylli; për postet e nënkryetarëve të partisë, kandidojnë Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj, si dhe Silva Caka, deputete.

Një tjetër risi e Konventës Zgjedhore do të jetë miratimi në Statutin e partisë i krijimit të Kryesisë Ekzekutive të LSI-së, ku përveç Kryetarit të LSI-së, Sekretarit të Përgjithshëm, Zv.Kryetarit dhe dy N/Kryetarëve, do të jenë pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Kryetari i Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik.

is Konventa e LSI, Vasili: Motivi ynë kryesor, e ardhmja e Shqipërisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur ditën e sotme punimet Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Fjalën hapëse në këtë Konventë e mori Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie Petrit Vasili.

Në fjalën e tij Vasili theksoi se motivi dhe forca e kësaj partie ka qenë dhe do të jetë e ardhmja e vendit. Vasili nënvizoi se qëllimi i LSI në këtë Konventë është forcimi dhe përmirësimi i kësaj force politike duke qëne si gjithmonë zëri i atyre personave në vështirësi.

“Motivi thelbësor që LSI rritet dhe vazhdon të rritet është e ardhmja e vendit. Ky është lejtmotivi dhe forca jonë. LSI është parti e çdo fushe dhe çdo shqiptari. Në këtë Konventë kemi mundësi të ndryshojmë dhe përmirësi çdo gjë. Por një gjë nuk ndryshon, interesi më i mirë publik dhe i qytetarëve. Në emër të kësaj të mire, kemi propozuar dhe do të propozojmë jo vetëm ligje, por gjithçka që duhet duke u bërë zëri i atyre që janë në vështirësi.” theksoi në fjalën e tij.

Konventa e LSI do të zgjasë për 2 ditë dhe nga këto punime pritet të përcaktohet edhe Komiteti i ri drejtues për 4 vitet e ardhshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat