Meta: Koalicioni ka akoma potenciale të pashfrytëzuara

Shqipëria

Meta: Koalicioni ka akoma potenciale të pashfrytëzuara

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 12:14
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta

 Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta duke marrë fjalën në Konventën Kombëtare Zgjedhore të kësaj partie tha se koalicioni qeverisës ka akoma potenciale të larta, të pashfrytëzuara, ndërsa arritjet nuk kanë vend për vetëkënaqësi.

“Vlerësoj se koalicioni ka potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe në përballimin e sfidave zhvillimore, por në asnjë rast nu ka vend për vetëkënaqësi”, u shpreh kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit.

Meta shprehu angazhimin e tij për zbatimin me përgjegjshmëri maksimale të ligjit të dekriminalizimit, me qëllim që jo vetëm të zbatohet, por as të mos i shkojë mendja dikujt, me probleme serioze, që të hyjë e përfaqësojë qytetarët shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë apo çdo institucion publik, theksoi ai.

Nuk mund të hyjnë më kontrabandë individë të tillë me rekorde kriminale. Kemi detyrimin që në Kuvend të çojmë sa më shumë intelektualë, të rinj dhe të reja dhe të mos çojmë deputetë që kërkojnë tendera, bëjnë presion e shantazhe ndaj qeverisë dhe ministrave, apo që shesin mandate deputetësh, verejti Meta.
Kuvendi i ardhshëm, vijoi ai, pavarësisht nga përbërja politike të jetë një Kuvend që të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat