Beqaj: Në 2017 financojmë hapjen e 7 qendrave të rehabilitimit

Shqipëria

Beqaj: Në 2017 financojmë hapjen e 7 qendrave të rehabilitimit

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 12:39
Ministri i Shëndësisë, Ilir Beqaj

Ministri i Shëndësisë, Ilir Beqaj ishte sot i pranishëm në Kongresin e I-rë të Neuroshkencave Shqiptare ku theksoi se vitin e ardhshëm do të financohen 7 qendra rehabilitimi për spitalet, në kuadër të ngritjes së një rrjeti kombëtar.

“Ne kemi krijuar shërbimin Neurovaskular dhe po punojmë të miratojmë funksionimin e zinxhirit teknik të diagnostikimit që në orët e para të aksidentit vaskular celebral dhe të sigurimit të mjekimit falas. Pra pa pagesë për pacientët, me një barrë për buxhetet tona të barit të kushtueshëm “Alteplase” i cili, ju e dini më mirë se unë , mundëson shkrirjen e trombit duke minimizuar defiçitin neurologjik. Pra, duke minimizuar invaliditetin”, tha Beqaj.

Më tej ai theksoi se vitin e ardhshëm,do të financohen 7 qendra rehabilitimi çka do ti vijë në  ndihmë pacientëve.

“Besoj se vitin e ardhshëm, si pjesë e një programi shumë të madh investimesh publike të financuara këto ditë edhe nga qeveria për të patur investime serioze në infrastrukturë rrugore dhe sociale, do të fillojmë punën për ngritjen e një rrjeti kombëtar, në vlerësimin tonë paraprak me rreth 7 qendra rehabilitimi në spitalet tona, në mënyrë që edhe në rehabilitim të mund të përmirësojmë atë që ofrojmë bashkëqytetarëve tanë”, përfundoi Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat