Blushi kryetar i LIBRA, reagon Hafizi: Ja e vërteta si është zgjedhur

Shqipëria

Blushi kryetar i LIBRA, reagon Hafizi: Ja e vërteta si është zgjedhur

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:35
Ben Blushi, Mimoza Hafizi

Deputeti dhe njëherësh edhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi është zgjedhur në krye të kësaj partie politike, brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve të përcaktuara për një parti politike.

Është ky reagimi që ka ardhur nga deputetja e LIBRA-s Mimoza Hafizi, në lidhje me lajmin e bërë publik sot në media, për zgjedhjen e Blushit si kryetar i kësaj force politike, proces ky i dyshuar si jo transparent.

E kontaktuar me telefon, deputetja Hafizi hodhi poshtë hamendësimet e bëra në media, duke sqaruar se ai është zgjedhur kryetar i LIBRA-s brenda të gjitha rregullave dhe strukturave të përcaktuara nga kjo forcë politike.

Hafizi nënvizoi se Blushi është votuar për kryetar nga grupi themelues i LIBRA-s përmes një procesi të hapur dhe transparent.

“Zgjedhja e deputetit Ben Blushi si kryetar i LIBRA-s është bërë në respekt të të gjitha rregullave dhe ligjeve të përcaktuara për një forcë politike. Ai është zgjedhur kryetar i LIBRA-s nga grupi themelues i kësaj partie politike.” theksoi Hafizi për "Gazetën Express"

Ditën e sotme, në media u aludua për një proces jo transparent sa i përket zgjedhjes së Ben Blushit në krye të partisë LIBRA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat