I hiqet mandati deputetit të qarkut të Kukësit, Noka: Hakmarrje e Ramës

Shqipëria

I hiqet mandati deputetit të qarkut të Kukësit, Noka: Hakmarrje e Ramës

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:15
Deputeti Flamur Noka

Vendimi i marrë ditën e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rishpërndarjen e mandateve në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ka sjellë edhe pakënaqësitë e para në radhët e opozitës.

Është deputeti Flamur Noka që heqjen e një mandati deputeti qarkut të Kukësit, e ka cilësuar si hakmarrje të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Nokës me këtë veprim Rama dhe qeveria e tij dëshiron ta godas Kukësin edhe në përfaqësim, por ka harruar se shumë shpejt kuksianët do ta rrëzojnë.

“Nuk më duket e paparashikuar, pasi në vazhdën e urrejtjes që ka ndaj Kukësit e kuksianëve Edi Rama dhe qeveria e tij edhe tek përfaqësimi duan ta godasin siç e kanë goditur tek varfëria e skamja. Hakmarrja e fundit ishte ti heqë një deputet. Për qeverinë e Edi Ramën Kukësi mundësisht të mos jetë por ne do të jemi, do rezistojmë dhe do tam rrëzojmë. Është hakmarrje pse Kukësi nuk ka pranuar ti nënshtrohet gënjeshtrave të tij.” shprehet deputeti i PD

Me vendimin e ditës së sotme nga KQZ, tashmë Kukësi nuk do të ketë më 4 deputetë por tre. Po ashtu iu hoqën nga një mandate deputeti edhe qarkut të Beratit dhe Korçës, ndërsa Tirana u shtua me dy mandate dhe Durrësi me 1 mandat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat