Çfarë ndodh në Kuvendin e Shqipërisë jashtë kamerave: Sudoku, flirte, mesazhe, e lexim gazetash

Shqipëria

Çfarë ndodh në Kuvendin e Shqipërisë jashtë kamerave: Sudoku, flirte, mesazhe, e lexim gazetash

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:11
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti jo rrallë është bërë shënjestër edhe lajmeve rozë dhe ‘soft’ duke nisur nga veshja e deputeteve deri tek bisedat e ngrohta apo gjestet e parlamentarëve shqiptarë.

Kamera e News24 ka kapur disa momente pikante nga e enjtja e kaluar. Por edhe pse në politikë i ndajnë shumë gjëra, demokratët dhe socialistët nuk ndihen aq keq në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Ish-ministri demokrat, deputeti Genc Ruli është kapur në një moment bisede me dy zonjat socialiste Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi por shpejt vjen në ndihmë dhe ministri Bledi Çuçi.

Kryeparlamentari Ilir Meta lexon gazetën në seancë, ndërsa kryeministri Edi Rama e përdor shumë gishtin e mesit për të treguar dhe numëruar. Ministrat duken të lodhur, ndërsa ish-kryeministri Berisha nuk i ndahet iPad-it, por në një moment i humb nga sytë dhe nis kërkimi.

Një deputet luan Sudokun, dikush tjetër lexon mesazhet apo lajmet online. Një moment ‘intim’ mes ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe atij të jashtëm Ditmir Bushati nuk kalon pa u vënë re.

Por Ahmetaj ka edhe një koment për Berishën. “Na shkatërrove me iPad-in”, dëgjohet duke thënë ai, ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e aprovon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat