PD-Ramës: Korrupsioni luftohet duke publikuar kontratat e lidhura

Shqipëria

PD-Ramës: Korrupsioni luftohet duke publikuar kontratat e lidhura

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:12
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa

Partia Demokratike ka kërkuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama që të bëjë publike kontratat që ka lidhur. Me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, PD-ja ka deklaruar se vetëm duke bërë publike vendimet, mund të luftohet korrupsioni.

Deklarata e PD-së erdhi pas fjalës së mbajtur nga Rama në një konferencë të organizuar në lidhje me korrupsionin dhe si mund të luftohet ai.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Korrupsioni luftohet duke bërë transparent vendimet dhe kontratat.

Nëse Edi Rama do vërtetë të luftojë korrupsion, le të bëjë publike;

Kontratën e tij me Vilma Nushin për check-up

Kontratën e stadiumit Qemal Stafa

Kontratën për hemodializën

Kontratën për laboratorët, për sterilizimin

Kontratën për sheshin Skenderbej

Marrëveshjen me kompaninë italiane për mbetjet e Tiranës

Të tregojë pse i marrin gjithë tenderat miqtë e tij, pa garë, me fondin limit

Të bëjë publike kontratat me firmat për sheshet e qyteteve

Të tregojë kush i pagoi 80 mijë dollarë që ai të bëjë një foto me Obamën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat