Krimet në familje, Klosi: Jo prej varfërisë, por nga mos reagimi i shoqërisë

Shqipëria

Krimet në familje, Klosi: Jo prej varfërisë, por nga mos reagimi i shoqërisë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 07:48
Blendi Klosi

Për Ministrin e Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, vrasjet makabre në familje të cilat ndodhën fundjavën e kaluar në Shqipëri, vijnë për shkak të mungesës së reagimit nga ana e shoqërise sociale për t’i denoncuar.

I ftuar në studion e Opinion në TV Klan, Ministri Klosi tha se rastet e vrasjeve sin ë Korçë apo edhe në Fier nuk vijnë për shkak të varfërisë ekstreme, por në mungesën e kulturës shqiptare për t’i denoncuar, qofshin këto viktima të dhunës, apo edhe të afërm të këtyre familjeve.

Sa i përket rastit të Fierit, Klosi nënvizoi se Shërbimeve Sociale, u është dërguar vetëm sot urdhri i mbrojtjes nga ana e Gjykatës së Fierit, çka sipas tij është shenjë e neglizhencës nga ana e gjykatës.

“Ky është një rast që Shërbimet Sociale duhet ta kishin marrë në dorë urdhrin e mbrojtjes nga ana e gjykatës. Fola sot me drejtoreshën e shërbimi social në Fier dhe më njoftoi se urdhri i mbrojtjes nga gjykata ka ardhur vetëm sot, sa për të thënë. Mekanizmi duhet të funksionojë. Në rast se gjykata merr vendim se duhet t’i sigurosh banesë sociale, patjetër që marrim masa. Por shoqëria civile më së pari duhet të ndërgjegjësohet që të denoncojë rastet e dhunës. Këto raste nuk vijnë në rastin e varfërisë ekstreme, por në mungesën e reagimit të shoqërisë.” theksoi në fjalën e tij Klosi 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat