Bujar Nishani “kërcënoi” se do e çonte buxhetin në Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve aprovon rritjen

Shqipëria

Bujar Nishani “kërcënoi” se do e çonte buxhetin në Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve aprovon rritjen

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:51
Bujar Nishani

Komisioni Parlamentar i Ligjeve aprovoi sot kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për të shtuar me 10 mln lekë buxhetin e institucionit të Presidentit.

Deputeti Alfred Peza ka deklaruar se kërkesa ka qenë për 20 mln lekë. Por t’i rekomandojmë kërkesën për një shtesë prej 10 mln lekësh për investime operative.

Presidenti u  ankua  para Parlamentit dhe kritikoi qeverinë, për sa i përket trajtimit financiar nga  buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatë Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri,  kërkoi  20 milionë lek  shtesë në buxhetin e presidencës, nga fondet e  alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat