Meta dhe Gjosha, takime ne PE, marrin mbështetje për integrimin e vendit

Shqipëria

Meta dhe Gjosha, takime ne PE, marrin mbështetje për integrimin e vendit

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Foto nga takimi

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë punë në Bruksel, ku shoqërohet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Meta ka zhvilluar takime në Parlamentin Evropian, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i PE dhe kryetari i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, David Sassoli.“Mirënjohje Parlamentit Evropian dhe grupit ‘Miqtë e Shqipërisë’ për mbështetjen ndaj integrimit”, tha Meta.

Ndërkohë Sassoli duke e konsideruar vendin tonë si një kyç për stabilitetin në rajon,  theksoi se “Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do të ketë mbështetjen tonë të plotë”.

Ndërkaq kreu i Kuvendit Meta shtoi se “mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian dhe se Kuvendi është i fokusuar në rekomandimet e Progres Raportit”.  Meta nënvizoi se është “e rëndësishme të avancojmë perspektivën evropiane të Ballkanit”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat