Burri vrasës i sëmurë mendor? Do ishte vrasje e dytë për Liljanën

Shqipëria

Burri vrasës i sëmurë mendor? Do ishte vrasje e dytë për Liljanën

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:16
Deputetja e PD-së Majlinda Bregu

Vijojnë fakte të tjera tronditëse nga krimi i rëndë në familje që tronditi Fierin pak ditë më parë.

Djali ka parë të gjithë skenën e rëndë të vrasjes së nënës së tij Liljana Rukaj nga i ati, Ferdinand. Nëse sot do ishte gjallë Liljana do të festonte ditëlindjen e vajzës së saj 3 vjeçe.

Deputetja e PD-së Majlinda Bregu ishte sot paradite në Fier për të zhvilluar një takim me familjarët 43 vjeçares për tiu gjendur pranë për ti ndihmuar.

Në një prononcim për gazetarët Bregu foli dhe për një tezë që mesa duket do përdoret për të lehtësuar kushtet e të pandehurit Ferdinand Rukaj.

Majlinda Bregu: “Burri dhunues nuk ka qenë as pijanec dhe nuk mund të kalojë me tezën e të sëmurit mendor kjo do të ishte vrasja e dytë. Vajza sot kishte 3 vjetorin dhe djali sot kanë nevojë për psikologun. Djali ka ndjekur gjithë skenën por kanë nevojë dhe për ndihmë ekonomike lidhja e një pensioni”

Rasti i vdekjes së Liljanës e cila u hodh e zhveshur nga dritarja e katit të katërt e pallatit, edhe pse kishte një urdhër mbrotje që e ndalonte burrin ti afrohej, tregon se urdhrat e mbrojtjes nuk vijnë në ndihmë personave të dhunuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat