Pas takimin me ambasadorët, Meta: Të zbatohet sa më parë Reforma në Drejtësi

Shqipëria

Pas takimin me ambasadorët, Meta: Të zbatohet sa më parë Reforma në Drejtësi

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:56
Kryetari i Kuvedit, Ilir Meta

Pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin dhe Ambasadorin Amerikan, Donald Lu, Kryetari i Kuvedit, Ilir Meta tha se në qendër të këtij takimi ishte zbatimi sa më parë i Reformës në Drejtësi. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët Meta tha se kjo reformë duhet të udhëhiqet nga rekomandimet dhe standardet e Komisionit të Venecias.

“Edhe takimi i sotëm me ambasadorët Vlahutin dhe Lu ka patur në qendër të vëmendjes ecurinë e procesit të intergrimit europian, por edhe dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për ecurinë sa më të shpëjtë të zbatimit të Reformës në Drejtësi, në veçanti të ligjit të Vetting –ut, që është dhe kusht për çeljen e negociatave. Kjo reformë duhet të udhëhiqet nga rekomandimet dhe standardet e Venecias”.

I pyetur për dekretin e Presidentit Bujar Nishani për ligjin e mbetjeve, Kryeparlamentari tha se brenda të gjitha afateve çdo dekret do të shqyrtohet.

Ndërsa sa i përkret letrës së dërguar nga Partia Demokratike, ku kërkonte largimin e Taulant Ballës si kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për CEZ, Meta u përgjigj:

“Po kam marrë një letër sot që do ta shikoj me vëmendje, por kreu i Kuvendit nuk është mbi ligjin dhe rregulloren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat