Tahiri: Lirimi i Berishës, këmbanë alarmi për ata që pengojnë Vettingun!

Shqipëria

Tahiri: Lirimi i Berishës, këmbanë alarmi për ata që pengojnë Vettingun!

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 14:30
Saimir Tahiri

“Vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës për të lënë të lirë kriminelin e njohur Lulzim Berisha, duhet të shërbejë si këmbanë alarmi”.

Kështu e ka cilësuar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vendimin e marrë nga gjykata pak ditë më parë për të liruar “të fortin e Durrësit”.

Sipas ministrit, kjo tregon edhe një herë kapjen e gjykatave nga korrupsioni, duke shtuar se kjo e bën jetike zbatimin e ligjit të Vettingut. 

“Lirimi i tij të shërbejë si kambanë alarmi për ata që pengojnë vetingun. Ky proces është i vetmi që mund të pastrojë gjyqësorin nga korrupsioni. Këto vendime janë shprehje e atyre që bëjnë zullume për shkak të vetingut”, tha Tahiri.

Më herët ishte ambasadori i SHBA, Lu, i cili e cilësoi të papranueshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit që liroi Lulzim Berishën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat