Rama: Polonia mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE

Shqipëria

Rama: Polonia mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 19:03
Edi Rama, Beata Szydlo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Polonia mbështet vendosmërisht Shqipërinë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Në një postim në Facebook, Rama ka folur për vizitën e kryeministres së Polonisë, Beata Szydlo.  

“Sot me kryeministren e Polonisë Beata Szydlo, për të thelluar marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Polonia mbështet vendosmërisht vendin tonë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe kryeministrja polake sot nënvizoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në këtë rrugë”, ka shkruar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat