Totozani: Të burgosurve t’u paguhet puna

Shqipëria

Totozani: Të burgosurve t’u paguhet puna

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 22:01
Avokati i Popullit, Igli Totozani

Gratë që vuajnë dënimit punojnë, por dëmshpërblehen me vlera qesharake, ndërkohë që edhe të paraburgosurve kjo punë iu konvertohet me ulje dënimi ndonëse nuk dihet dënimi që ata do të marrin.

Shqetësimi është ngritur nga Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Teksa debatoi me përfaqësuesen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Totozani tha se kjo praktikë duhet të marrë fund dhe të dënuarve t’u njihen vitet për pension.

“Është situatë e papranueshme për një shtet demokratik që të punojnë njerëz pa pagesë. Kjo duhet të zgjidhet brenda këtij buxheti sepse jemi akoma herët. Të kenë një rrogë, t’ju njihen vitet e pensionit, t’u paguhen sigurimet shoqërore si çdo njeri që punon”,- u shpreh Totozani.

Ndërkaq, Etleva Sheshi nuk pranoi të japë afate për zgjidhjen e kësaj situate. “Besoj se me kolegët e Ministrisë së Drejtësisë kjo është pjesë që ne do ta keni në diskutimet tona. Unë nuk mund të them që do të zgjidhet këtë vit. Patjetër që është problem, sikurse janë edhe problemet e tjerë”,-tha Shehi.

Vetë gratë që vuajnë dënimin në këtë institucion, teksa rrëfyen vështirësitë brenda hekurave, u ndalën te jeta që i pret më pas. Mes pendesës për krimin, paragjykimi pas kryerjes së dënimit duket se do të jetë më i vështirë.

“Absolutisht që është e vështirë të gjej një punë kur të dal nga burgu sepse duke parë sesi janë situatat, janë njerëz profesionistë, me aktivitet pune dhe po ndëshkohen në të gjitha drejtimet: po ne që do të dalim nga burgu?!”,-u shpreh Fatbardha Gjoni.

“Femra shqiptare është e paragjykuar për çdo veprim që bën edhe kur është në liri, jo ne që jemi në burg”,- tha Yllka Metushi.

Risocializimi i këtyre grave është edhe sfida e drejtues së burgut, Zoje Jakaj e cila theksoi se duhet të zhduket mendësia se “një grua që ka prekur burgun duhet të paragjykohet pas kryerjes së dënimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat