Meta pret ambasadorin e ri të Rumanisë: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Shqipëria

Meta pret ambasadorin e ri të Rumanisë: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 14:45
Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e ri të Rumanisë, Mircea Perpelea

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e ri të Rumanisë, Mircea Perpelea, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij të re në Shqipëri.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Rumanisë dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve njerëzore dhe bashkëpunimit ekonomik.

Ndërkaq, Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea, shprehu kënaqësinë për fillimin e misionit të tij diplomatik në Tiranë dhe e siguroi Kryetarin Meta se Ambasada e Rumanisë do të jetë maksimalisht e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në shkëmbimet ekonomike e tregtare.

Gjatë takimit, kryetari Meta dhe Ambasadori Perpelea ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike, duke theksuar në përfundim se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Rumanisë i shërben perspektivës evropiane të Ballkanit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat