Kuvendi në Shqipëri miraton sot në tërësi projektbuxhetin 2017

Shqipëria

Kuvendi në Shqipëri miraton sot në tërësi projektbuxhetin 2017

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 09:01
Kuvendi i Shqipërisë, mbledhje e mëhershme

Seanca e Kuvendit e së enjtes, e parafundit për këtë sesion parlamentar, parashikon diskutimin e disa çështjeve të rëndësishme, ku mes tyre veçohet miratimi nen për nen dhe në tërësi i projektbuxhetit 2017 dhe i paketës fiskale, zgjatja e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, votimi i dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Konkurrencës etj.

Pika e 10-të e rendit të ditës është shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit të buxhetit dhe i ligjeve te paketës fiskale që e shoqërojnë atë. Tre pikat e para janë ligje që lidhen me identifikimin elektronik, nënshkrimin dhe dokumentin elektronik, ndërsa pritet të ratifikohet dhe marrëveshja e garancisë me BERZH-n për planin e ristrukturimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Për votim është parashikuar Kodi Hekurudhor, i mbartur nga seancat paraardhëse, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash. Krahas axhendës zyrtare, debatet në parlament si zakonisht pritet të fokusohen tek aktualiteti politik në vend, që zë dhe pjesën më të madhe të diskutimeve në seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat