Basha: Lajm i mirë është se ka pritshmëri tek opozita, shenjë që shqiptarët duan ndryshim

Shqipëria

Basha: Lajm i mirë është se ka pritshmëri tek opozita, shenjë që shqiptarët duan ndryshim

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:57
Kreu i opozitës Lulzim Basha

“PD është një parti në ndryshim të vazhdueshëm dhe që i drejtohet qytetarëve”, tha mbrëmjen e të enjtes, kreu i opozitës Lulzim Basha në studion e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

“Cili është qëllimi i politikës? Ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë, ose më të lehtë. Ekipi i PD-së është një ekip i zgjedhur, jo i emëruar. Disa prej tyre çanë vetë, dolën në krye, disa pastaj u ndanë, pati hapje, mbyllje. Ekipi i ri PD-së është i votuar, është një risi”, u shpreh kryedemokrati.

Por sipas tij, PD i ka dyert e hapura por problemi është kush po hyn aty.

“Kjo është një opozitë me produkt thelbësor. Nuk më takon mua ta them, por është opozita më e mirë. Pa rolin tonëaktiv nuk mund të ishin këto lëvizje. Jo vetëm kaq, ne kemi qenë propozues për dy amendamente.
Cili është procesi? Kjo është e rëndësishme. Në PD ofrohet mundësia që të ecësh përmes votës. Më të mirin, më të aftin.Dy aspekte ka partia; drejtuesit dhe funksionet publike. Kjo ka gjallëruar dhe debate”, deklaroi Basha.

Ai pranoi faktin se pas largimit të Berishës, PD u përball me një sfidë, pasi ai u identifikua me të. “Nuk duhen mohuar meritat. Hapja e PD që unë po flas sot ka nisur prej 3 vitesh. Kryesia e re e PD përbehet 50% nga zonja. Dua të them se transformimi ka nisur”, tha Basha.

Ai shtoi se PD nuk do të ndalet së denoncuari cdo shkelje ligjore ndërsa shtoi se tashmë po diskutohen kërkesat e publikut ndaj opozitës. “Askush nuk ka besim tek kjo qeveri, lajm i mirë është se ka pritshmëri tek opozita. Lajmi mirë është se ju keni kërkesa ndaj opozitës. Kjo është një shenjë që shqiptaret duan ndryshim. Të shkatërrosh besimin tek politika do të thotë të shkatërrosh besimin tek e ardhmja. Padyshim që opozita përdor dhe protestat, por është një koncept i vjetëruar, pasi protesta nuk është qëllim në vetvete. Qëllim është t’i shërbesh qytetarëve”, deklaroi kreu i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat