Gara e fortë me Sokol Olldashin, flet Basha: Ishte e vërtetë

Shqipëria

Gara e fortë me Sokol Olldashin, flet Basha: Ishte e vërtetë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 00:21
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së i ftuar në “News 24” kujtoi edhe ‘rivalin’ e tij në garën për kryetar të PD-së, të ndjerin Sokol Olldashi.

Ai tha se gara mes tyre ka qenë një garë e vërtetë e paprecedentë. Basha foli sot edhe për strukturat e reja te PD-se, angazhimin e tij për ringritjen e partisë si edhe sfidat e vështira qe ajo hasi pas dorëheqjes se Berishes.

Basha: Cili është qëllimi i politikës? Ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë, ose më të lehtë. Ekipi i PD-së është një ekip i zgjedhur, jo i emëruar. Disa prej tyre çanë vetë, dolën në krye, disa pastaj u ndanë, pati hapje, mbyllje. Ekipi i ri PD-së është i votuar, është një risi. Kjo ishte një garë e vërtetë mes meje dhe të ndjerit Sokol Olldashi. 18 ditë e kanë transmetuar mediat. Një garë e vërtetë, e paprecedentë. PD është përfshirë në një proces. Pyetja kryesore, është a është kjo frymë e votimit diçka që i shërben interesit publik apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat