Wilton: Gjykatat e shkallës së parë janë të shpejta, po s'kanë infrastrukturë

Shqipëria

Wilton: Gjykatat e shkallës së parë janë të shpejta, po s'kanë infrastrukturë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 11:46
Pamje nga tryeza

OSBE ka mbikqyrur disa gjyqe në Gjykatën Administrative të Apelit dhe ka dalë në konkluzionin se nëse gjykata do të kishte infrastrukturën e duhur, do të funksiononte me më shumë efikasitet.

Zv.kryetarit i Prezencës së OSBE Robert Wilton tha sot, duke paraqitur konkluzionet se “kur u ngrit sistemi i gjykatave administrative, në nëntor 2013, qytetarët kishin pritshmëri të larta nga drejtësia, mes tyre, gjykime të drejta dhe pa vonesa dhe në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimeve, Prezenca konstatoi faktin pozitiv se shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat e shkallës së parë është relativisht i shpejtë.

Nga ana tjetër, për shumicën e gjykatave administrative të shkallës së parë, infrastruktura që duhet të mundësojë akses të efektshëm në gjykata rezultoi e pamjaftueshme. Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative Apeli në vend, monitorimi tregoi se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e punës së që ka aktualisht kjo Gjykatë.

Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë. Gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet,” tha Wilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat