Pensionistët/ Kur dhe ku do merren shpërblimet për çdo kategori

Shqipëria

Pensionistët/ Kur dhe ku do merren shpërblimet për çdo kategori

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 10:06
Ilustrim

Do të jenë 643 mijë pensionistë të cilët do të marrin shpërblimin për festat e fundvitit perj 6 mijë lekësh. Këtë shpërblim do ta marrin një sërë kategorish pensionistësh, duke filluar nga ata që u është caktuar pensioni në vitin 1993, pensionet sociale, pensionet e parakohshme deri te pensionet e plota të pleqërisë.

Po kur do ta marrin shpërblimin prej 6 mijë lekë të reja pensionistët? Posta Shqiptare bën me dije se në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore do të nisë shpërndarja e lekëve brenda datës 22 dhjetor.

Do të jetë ISSH-ja, e cila do të dërgojë listat e 643 mijë përfituesve tek Posta Shqiptare dhe më pas pensionistët mund ta tërheqin shpërblimin në zonën ku banojnë. Për të mos krijuar radhë shpërblimi do shpërndahen në bazë të një kalendari i cili do miratohet nga Posta Shqiptare. Burime nga Posta Shqiptare bëjnë me dije se shpërblimi do të jepet brenda datës 28 dhjetor dhe nuk do të jepet në ditën e fudnit, siç ndodhi një ditë më parë.

Shpërblimi
Ndryshe nga një vit më parë ku u dhanë 2 mijë lekë shpërblim, për 2016 qeveria akordoi 6 mijë lekë shpërblim për pensionistët. Ndërkohë personat me aftësi të kufizuar apo familjet me ndihmë ekonomike do të marrim 2 mijë lekë. “Për pensionistët, qeveria do të vërë në dispozicion fondin më të madh në këto 25 vjet në vigjilje të festave, duke i dhënë çdo njërit dhe çdo njërës prej 643 mijë pensionistëve, 60 mijë lekë [të vjetra]. Që është në historikun e kësaj procedure tradicionale edhe shifra më e lartë dhe po ashtu, thuajse e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm. Për herë të parë nuk ka qenë pjesë e këtij momenti të fundvitit, kategoria e personave me aftësi të kufizuar apo e familjeve ndihmë ekonomike. Do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë [të vjetra]’, – u shpreh kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat