Nishani nga Berlini: Arsyet pse Shqipëria kërkon të futet në BE

Shqipëria

Nishani nga Berlini: Arsyet pse Shqipëria kërkon të futet në BE

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 08:02
Bujar Nishani

“Shqipëria është nga ato të pakta vende në Europë ku 90% e qytetarëve kërkojnë me ngulm anëtarësimin në BE”.

Me këto fjalë Presidenti i Republikës u është drejtuar të pranishmëve në Konferencën Vjetore të Institutit për Diplomaci Kulturore në Berlin, me temë: “Promovimi i të Drejtave Globale të Njeriut përmes Diplomacisë Kulturore”, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm politikanësh dhe akademikësh evropianë.

Në fjalën e tij Nishani tha se 90% e popullsisë është pro integrimit në Bashkimin Europian e për këtë arsye mezi presin të bëhen pjesë e familjes së madhe.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit ka numëruar edhe arsyet pse Shqipëria aspiron të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian.

“Une jam kryetar i nje shteti që aspiron të bëhet pjesë e BE. Vendi ynë është fokusuar tërësisht në këtë proces. Ne këmi këto ditë statusin e vendit kandidat, ndërsa vendet tona fqinje kanë nisur negociatat për anëtarësim. Pra të gjitha këto shtete të rajonit janë fokusuar në procesin e integrimit të BE. Më shumë se 90% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin procesn e integrimit në BE. Na duhet ti shpjegojmë politikanëve të BE kërkesat dhe pritshmëritë e shtetasve tanë, se të gjitha vendet tona përfshirë Shqipërinë tentojnë dhe punojnë ti bashkohen kësaj organizate, kësaj familjeje sepse të gjithë ne besojmë në bazat, principet dhe vlerave e standardeve qe kjo familje ofron.” është shprehur Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat