Sot, vendimi për mjekët që shkaktuan vdekjen e gruas së Alban Hoxhës

Shqipëria

Sot, vendimi për mjekët që shkaktuan vdekjen e gruas së Alban Hoxhës

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 08:36
Alban Hoxha me bashkëshorten e tij të ndjerë

“Dënimi tyre duhet të jetë shembullor. Ai dënim nuk mund të zbusë dhimbjen time, por besoj dhe shpresoj se do të shërbejë që prindër të tjerë të mos vuajnë si unë dhe familjarët e m.”

Me këto fjalë Enver Haka, babai i Doriana Hakës, 25 - vjeçares që ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014 pak ditë pasi solli në jetë një fëmijë, kërkon deklarimin e fajshëm të dy mjekëve të vënë nën akuzë për ngjarjen.

Dy mjekët e akuzuar për mjekim të pakujdesshëm ndaj hakës, bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha, janë kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezisja Elona Burba.

Thirrja e babait të Hakës vjen sot ku Gjykata e Tiranës pritet të shpallë vendimin përfundimtar të procesit gjyqësor ku ata kanë qenë të pandehur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat