Bregu: Ja çfarë më shqetëson në drejtimin e Bashës

Shqipëria

Bregu: Ja çfarë më shqetëson në drejtimin e Bashës

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 12:08
Deputetja Majlinda Bregu

Ndonëse la të nënkuptohet se mund të tërhiqet nga politika për t’ju kthyer pasionit për botën akademike, deputetja Majlinda Bregu, nuk pranoi t’i vinte një notë kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha por sqaroi se çfarë e shqetësonte në drejtimin e tij.

“Nuk mund të vë notë për një provim. Nuk më shqetëson një notë për Bashën, më shqetëson socializmi, krijimi i një dinamike funksionale grupi që askush të mos e ndjejë veten të përjashtuar”,- tha deputetja.

“Nuk do ishte kohë e lehtë për askënd që do të zëvendësonte Berishën, askush nuk do ta kishte të lehtë. Cikli është i vështirë kur partia ndërron kryetarin historik. Partitë tani gjithnjë e më shumë po shihen si forma organizimi tek të cilat qytetarët po shtojnë dozat e mosbesimit. Por nuk kam pse përsëris veten. Unë them që PD duhet të përcaktojë kufijtë e vetes. Ne bëmë koalicion me një parti të majtë, vendi pati qeverisje por nuk funksionoi ngjizja politike. Pati konsumim të brendshëm”,- shtoi më tej Bregu.

Bregu u shpreh e qartë se nuk ishte dakord që Partia Demokratike të bënte sërish aleancë me një parti të majtë si në rastin e LSI-së, ndërsa shtoi se tashmë partia duhet të luftonte fort që të mos shpërbëhej.

“Jo, e kam thënë hapur, për sa kohë që PD ka një qëllim, të vazhdojë të mbetet forcë kryesore në vend, duhet të kthehet vëmendja tek e djathta, për të mos shkuar drejt një shpërbërje, të formësohet partia me forcat e djathta. Mua më intereson që PD të jetë forcë kryesore në vend”,- tha Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat