Kuvendi në seancën e fundit të 2016, ligji i plehrave shtyhet për në vitin 2017

Shqipëria

Kuvendi në seancën e fundit të 2016, ligji i plehrave shtyhet për në vitin 2017

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 13:05
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi nuk do ta shqyrtojë as në seancën e ditës së enjte dekretin e presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për importin e mbetjeve. Kryeparlamentari Ilir Meta ka firmosur rendin e ditës për seancën e nesërme dhe aty mungon ligji që mundëson importin e mbetjeve.

Kreu i Shtetit ktheu në mesin e tetorit për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, votuar nga vetëm 63 deputetë. Prej atëherë, dy partitë kryesore të shumicës parlamentare nuk janë në një qëndrim lidhur me miratimin e ligjit, pasi LSI është shprehur për konsultime me shoqërinë civile, e cila e ka kundërshtuar ashpër lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri.

Partia Socialiste nuk ka votat e duhura për të mundësuar miratimin e ligjit që lejon importin e mbetjeve.

Zyrtarisht dekreti i presidentit Nishani vazhdon diskutimin në komisionet parlamentare, ndonëse kanë kaluar më tepër se dy muaj nga mbërritja e tij në Kuvend.

Rendi i ditës

1 -Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.12.2016.

2 -Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.

3 -Interpelancë urgjente me Kryeministrin z. Edi Rama, kërkuar nga një grup prej shtatë deputetësh.

4 -Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5 -Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar.

6 -Projektligj “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”.

7 -Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”.

8 -Projektligji “Për sigurinë dhe shëndetin në punë, emergjencat e shpëtimin në veprimtarinë minerare dhe në ndërtimin e punimeve nëntokësore në veprat hidroenergjetike”.

9 -Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar.

10 -Projektligji “Për dhënie amnistie”.

11 -Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Komisionit Evropian, për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Greqi - Shqipëri, 2014-2020”.

12 -Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Itali - Shqipëri - Mal i Zi, 2014-2020”.

13 -Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së SHBA, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit”.

14 -Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit”.

15 -Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Dosjeve”.

16 -Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurencës, propozuar nga një grup prej 28 deputetësh.

17 -Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, propozuar nga një grup prej 28 deputetësh.

18 -Projektvendim “Për mbylljen e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës në sistemin e drejtësisë”.

19 -Për votim: Projektligji “Kodi hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”.

20 -Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat