Shtrenjtohet sërish çmimi i karburantit, nga janari pritet rritje

Shqipëria

Shtrenjtohet sërish çmimi i karburantit, nga janari pritet rritje

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 16:54
Ilustrim

Një rritje sporadike e çmimeve të karburantit këto ditë paralajmëron fillimin e shtrenjtimit të naftës dhe gazit. Në disa pika karburanti, nafta kushton 5 deri në 10 lekë më shtrenjtë se një javë më parë.

Ndërsa operatorët më të mëdhenj në treg, thonë se nuk kanë rritur çmimet, por kanë në plan të aplikojnë atë duke filluar nga janari. Arsyeja e shtrenjtimit të karburanteve vjen nga jashtë sipas tyre.

Dollari është forcuar ndaj lekut duke arritur në gati 130 lekë për një dollar, ndërsa çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është rritur muajt e fundit. Një fuqi nafte kushton 55 dollarë ose 20 dollarë më shumë se në fillim të vitit.

Jashtë kamerave, tregtarët thonë se nuk kanë shtrenjtuar çmimet këto kohë, edhe pse çmimi i importit ka qenë më i lartë, ndërsa paralajmërojnë se reflektimi në çmim është i pashmangshëm. 

Vitin e ardhshëm, pritet të rritet edhe çmimi i gazit, pas vendosjes së akcizës me 8 lekë për litër.

Shqipëria, edhe pse një vend prodhues i naftës, vijon të mbajë çmimet më të larta të karburanteve krahasuar me tregjet e tjera të rajonit. Një nga faktorët duket barra e lartë e taksave. Në një litër nafte, niveli i taksave arrin në 90 lekë ose më shumë se 50% e çmimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat