Miratohet amnistia, ja kush përfiton

Shqipëria

Miratohet amnistia, ja kush përfiton

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 07:30
Kuvendi i Shqipërisë

Me 84 vota pro asnjë kundër dhe abstenim Kuvendi kaloi mbrëmë ligjin e Amnistisë. Janë 760 të burgosur që kanë kryer vepra të lehta penale dhe do të fitojnë lirinë nga ky ligj. Ka qenë maxhoranca ajo që miratoi amnistinë për të burgosurit, ndërsa opozita ka braktisur votimin, pasi sipas saj, ky është një ligj, i cili po përdoret politikisht nga socialistët për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 2017. Votën pro për amnistinë e dha edhe deputeti Armando Prenga, i cili u arrestua në 2015 për plagosje pasi u përfshi në konflikt me familjen Cali. Pro votoi dhe deputeti i përjashtuar nga PD-ja, Mhill Fufi. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në Tëitter shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në atë që e quajti vendim human.

“Maxhoranca mundësoi amnistinë për të paktën 670 të dënuar në burgje! Jam i keqardhur që opozita nuk na u bashkua në këtë vendim human!”, shprehet Manjani. Pas debateve të stërzgjatura dhe përplasjeve të ashpra mes palëve, deputetët kanë miratuar projektligjin për pagat me 79 vota pro. Gjithashtu, Kuvendi miratoi dhe disa ligje të tjera, ku mes tyre veçohen ato për sektorin bankar. Ndryshimet në ligjin “Për bankat” u kaluan me 79 vota, ai “Për sigurimin e depozitave” u miratua me 78 vota, ndërsa ligji tjetër i rëndësishëm “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka” u miratua me 79 vota. Deputetët miratuan gjithashtu me 79 vota ndryshimet në ligjin “Për gjendjen civile”, ndërsa ligji “Për sigurinë dhe shëndetin në punë” kaloi me 78 vota. Ratifikimi i marrëveshjes me SHBA-në, “për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit” mori edhe votat e opozitës, 93 gjithsej, ndërsa ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit” u miratuan me 72 vota.

Përfituesit e amnistisë

Sipas ligjit të miratuar përfituesit janë:

1. personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet për dënime të dhëna deri në datën 25 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi;

2. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet;

3. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç;

4. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç;

5. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, pavarësisht nga ndalimet e nenit 4 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 87, në paragrafin e dytë, të nenit 88, në nenet 100, 101, 103, 104, 107/a, 108, 109, 110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal. Nuk përfitojnë nga kjo pikë përsëritësit e së njëjtës vepër penale.

“ Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 7, pika 2 të këtij ligji. Ngarkohet Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij ligji. Ndërsa përfitojnë ato që janë nën hetim dhe parashikohet dënimi deri në dy vite falen, kush është dënuar deri në tre vite falen. Për gjitha rastet për gratë kur janë në dy vitet e fundit të dënimit falen dhe për burrat një vit të fundit. Për fitojë abuzuesit energjinë elektrike, të dënuarit për ndërtimeve pa leje, si dhe dënimet e lehta dhe përdorues të lëndëve narkotike por kur dënohen, jo më shumë se tre vjet. Përjashtohen ata që kanë ushtruar dhunë në familje, si dhe veprat e rënda. Neni 10 të riformulohet si vijon “ Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 7, pika 2 të këtij ligji. Ngarkohet Ministria e Drejtë- sisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij ligji. Tashmë pritet firma e Presidentit Nishani dhe botimi në Fletoren Zyrtare. Të burgosurit pritet të dalin në fund të janarit.

Reagimi

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj qeverisë, se i ka lënë të pashpresë qytetarët që po detyrohen të largohen jashtë vendit, ka replikuar menjëherë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ministri nga foltorja e Kuvendit akuzoi Berishën se nuk di të bëjë gjë tjetër vetëm të ofendojë kryeministrin dhe të gjithë anëtarët e qeverisë. “Ju flisni për drogën, hashashin, s’lini dot gjë pa thënë. Të është bërë zakon të flasësh për shtëpinë e Edi Ramës, mirë e bën, por Rama e ka sqaruar historinë e shtëpisë vet, po ti si nuk i sqaron shtëpitë e tua dhe të vajzës tënde. Fole për librat e Edi Ramës, por i vetmi për të cilin i shkruhet libër për të birin je vetëm ti, apo t’i bëjnë filma Hollivud. Por dil të paktën fol për Reformën në Drejtë- si. Mund të të ketë hije ndonjë ditë. Sot, dua ta falënderoj Bashën dhe s’e kam me ironi. Sepse në emër të PD-së, shkoi në Spitalin Ushtarak, pa një efektiv policie në krye të detyrës dhe dha mbështetjen e tij. Shyqyr Zotit erdhi dita që ju falënderuat Policinë e Shtetit. Se deri tani i keni quajtur Çunat e Sajës, Çunat e Krimit. Ndajeni mendjen çfarë do thoni. Por falënderoj Bashën që e kuptoi që policia është e denjë”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat