Basha uron Krishtlindjet nga Fieri: Gëzuar ditën e lindjes së shpresës për një të nesërme më të mirë

Shqipëria

Basha uron Krishtlindjet nga Fieri: Gëzuar ditën e lindjes së shpresës për një të nesërme më të mirë

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 12:05
Lulzim Basha

Nga qyteti i Fierit, Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Lideri i opozitës uron për një të nesërme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të Krishterë, gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier ku kam uruar Imzot Nikollën përmes tij të gjithë Fierit.

Dua të përsëris urimin për Krishtlindje të gëzuara për besimtarët për shërbëtorë te zotit dhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

Paqja e Zotit qoftë mbi shqiptarët, në veçanti kam një urim që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë tek një e nesërme më e mirë për të vobektit, për të moshuarit, për të sëmurët. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat