Rama: Ekonomia, aspekti më i suksesshëm i vitit

Shqipëria

Rama: Ekonomia, aspekti më i suksesshëm i vitit

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 12:44
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundit për vitin 2016, deklaroi se “ekonomia është aspekti më i suksesshëm i vitit që po ikën”.

“Asnjëherë më parë rritja e pagave nuk është shoqëruar me ulje të borxhit”, theksoi kreu i qeverisë, i cili shtoi se qeveria e tij “nuk harron askënd”. 

“Bëmë dëmshpërblimin për pasojat e përmbytjeve dhe ata që u prekën nga epidemia e lopëve. Do të zerojmë kamatëvonesat për pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike”, nënvizoi Rama.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se investimet e huaja janë më të mëdhatë në 25 vitet e fundit. “Kemi përmirësuar 32 pozicione në klasifikimin e Bankës Botërore për të bërë biznes. Ky do të jetë viti me investimet më të mëdha të huaja në 25 vjet. Pra, ndryshe nga çfarë “kukuvajkohet” për largim investitorësh, me shifra dhe fakte jemi më mirë edhe se Maqedonia”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat