Korçë, parada e babagjyshave fëmijët shpërndajnë ëmbëlsira

Shqipëria

Korçë, parada e babagjyshave fëmijët shpërndajnë ëmbëlsira

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 18:15
Ilustrim

Parada e Babagjyshave, ka mbledhur dhjetëra fëmijë të cilët në mënyrë simbolike kanë shëtitur në rrugët e qytetit të Korçës duke e bërë më të prekshme atmosferën festive të këtyre ditëve.
 
Në këtë vit të dhjetë të organizimit të kësaj parade, vogëlushët të paraprirë nga një babagjysh fëmijë dhe të  shoqëruar nga prindërit kanë shpërndarë çokollata e karamele për kalimtaret duke sjellë një atmosferë të gëzueshme të shoqëruar edhe me një koncert festiv.

Më tej marshimit të babagjyshave iu është bashkuar edhe kryebashkiaku Sotiraq Filo i cili ka përcjellë urimin e tij për festat e fundvitit.

Qyteti i Korçës mbetet një nga destinacionet e preferuara të turisteve vendas dhe të huaj edhe në ditët e fundit të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat