Reshjet e dëborës, akset ku duhet të lëvizni me zinxhirë

Shqipëria

Reshjet e dëborës, akset ku duhet të lëvizni me zinxhirë

Më: 4 janar 2017 Në ora: 08:39
Foto arkiv

Pasditen e një dite më parë kanë filluar reshjet e dëborës në zonat malore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Bëhet e ditur se me intensitet të ulët dëbora ka filluar në qarkun Kukës dhe Shkodër mbrëmjen e kaluar, por temperaturat nën zero kanë sjellë edhe ngrica në rrugë.

Si pasojë, Emergjencat Civile kanë publikuar një sërë masash, ndërsa udhëzojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore.

Fushë-Arrëz – Iballë

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak

Qafë Mali – Fierzë

Bajram Curri – Valbonë

Kukës – Qafë Shllak

Tunel i Kalimashit – Morinë.

Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme këto segmente rrugore nga dëbora, dhe po punohet për hapjen e tyre:

Qafë Mali – Dardhë, në zonën e Pukës

Qafë Thore – Theth, në zonën e Malësisë së Madhe

Tamarë – Vermosh

Bushtricë, Kukës – Kala e Dodës, Dibër.

Mësohet se trashësia e dëborës në këto akse shkon nga 20 cm deri në 50 cm. Prezencë dëbore ka edhe në “Rrugën e Kombit” ku mësohet se po punojnë borëpastrueset.

Komisionet e Emergjencave Civile në Qarqe dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat