Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata: Mjekët bënë vetëm një gabim, ja cili ishte

Shqipëria

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata: Mjekët bënë vetëm një gabim, ja cili ishte

Më: 7 janar 2017 Në ora: 15:30
Alban Hoxha me bashkëshorten

Gjykata e Tiranës zbardhi arsyetimin e vendimit përmes të cilit dënoi me nga 400 mijë lekë gjobë dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” për “mjekim të pakujdesshëm” në dëm të Dorjana Hakës.

Bashkëshortja 25-vjeçare e portierit të “Partizanit”, Alban Hoxha, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi solli në jetë një fëmijë përmes një lindjeje me operacion. Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtari Altin Abdiu, një kopje e të cilit zotërohet nga “Panorama”, referuar provave të paraqitura nga palët në gjykim, mjekët e pandehur Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë neglizhuar në ushtrimin e detyrës në momentin që kanë futur në operacion lindjeje 25-vjeçaren, pa i bërë analiza.

Nga ana tjetër, Gjykata nuk ka vlerësuar ndonjë pakujdesi të mjekëve gjatë kryerjes së operacionit, apo pas përfundimit të tij. Megjithëse i ka deklaruar të fajshëm mjekët për akuzën dhe i është referuar veprës të kryer prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kur ka arsyetuar për dënimin plotësues të kërkuar nga Prokuroria, Gjykata e ka vlerësuar se faji i secilit prej të pandehurve është i një shkalle relativisht jo të lartë, shkruan Panorama.

Në konkluzionet përfundimtare, prokurori i çështjes kërkoi dënimin me nga 5 vjet burg të të dy të pandehurve, si edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhë 5-vjeçare.

PSE U SHPALLËN FAJTORË

Në analizë të provave të marra dhe të verifikuara në hetimin gjyqësor të kësaj çështjeje ku do të veçonim: Konkluzionet e akteve të ekspertimit mjekoligjor të ekspertëve, sipas të cilëve shkaku i drejtpërdrejtë dhe shkencor i vdekjes së shtetases Dorjana Haka në mungesë të kryerjes së autopsisë nuk mund të përcaktohet dhe dëshmisë së mjekëve A. Manaj, S. Bele dhe A. Kuqo, Gjykata arrin në konkluzionin se: Referuar gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka pas analizave të kryera dhe konsultës se kardiologes, dëshmitares S. Bele, të kryera këto tri javë përpara operacionit, asaj duhet t’i ishin bërë analizat mjekësore të nevojshme, të cilat kërkohen t’i bëhen një pacienti përpara se të futet për të kryer një operacion të planifikuar për lindje.

“Marrja përsipër dhe futja në operacion e pacientes pa këto analiza, nga mjekët, anesteziologu, e pandehura Elona Burba dhe obstetër, i pandehuri Petrit Rexhepi, përbëjnë neglizhencë të të pandehurve në ushtrimin e detyrës”, arsyetonte Gjykata në vendim. Kryerja e analizave të përditë- suara çmohet se do të ndikonte në shmangien e rëndimit të gjendjes shëndetësore të të ndjerës.

Konkluzionet e tjera të akteve të ekspertimit siç janë: Moskryerja e konsultave përkatëse përpara operacionit, strategjia anestezike jokorrekte, mosmarrja e masave për të mënjanuar komplikacionet e tromboembolisë, mjekimi i mangët gjatë dhe pas operacionit, të marra në unitet me provat e tjera, vlerësohen me rezervë nga Gjykata.

“Ndryshe nga sa konkludohet nga prokurori, nuk u provua në këtë gjykim pakujdesia e të pandehurve gjatë dhe pas operacionit, e cila do të kishte ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të së ndjerës. Nga sa u arsyetua më sipër, bazuar në provat e marra, Gjykata krijon bindjen se mjekët, të pandehurit Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, me mosveprimet e kundraligjshme të kryera kanë konsumuar plotësisht elementet e figurës së veprës penale ‘mjekimi i pakujdesshëm’ në dëm të shtetases Dorjana Haka”, vlerësonte Gjykata.

MASA E DËNIMIT ME GJOBË 

Referuar vendimit, në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit Gjykata ka parasysh rrezikshmërinë relativisht të lartë shoqërore të veprës penale dhe rrezikshmërinë relativisht të ulët shoqërore të të pandehurve, për të cilët, sipas Gjykatës, rezulton se nuk u është caktuar masë sigurimi dhe se rezultojnë të padënuar, shkruan Panorama.

“Nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës penale dhe e të pandehurve, mënyra e kryerjes së kësaj vepre, Gjykata çmon se për rastin konkret secili nga të pandehurit duhet dënuar me nga 400 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale ‘mjekimi i pakujdesshëm'”, thuhej në vendim.

Më tej, teksa vlerëson kërkesën e Prokurorisë për caktimin e një dënimi plotësues për mjekët, Gjykata shprehet se faji i tyre është në një shkallë relativisht jo të lartë.

“Nisur nga shkalla relativisht jo e lartë e fajit, të rezultuar për secilin nga të pandehurit, fakti se ata janë të padënuar më parë, Gjykata çmon se ushtrimi i mëtejshëm i profesionit të tyre, nuk bie ndesh me marrëdhënien juridike që synon të mbrojë vepra penale ‘mjekimi i pakujdesshëm’.ër sa me sipër, bazuar në nenin 39 të K.Penal, Gjykata çmon se nuk duhet pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e dënimit plotë- sues ‘heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit të mjekut dhe e çdo lloj veprimtarie që ka lidhje me këtë profesion’ për një periudhë prej 5 vjetësh, për secilin prej të pandehurve”, arsyetohej në vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat