Skandali me tenderët në bashkinë e Fierit, firmat kërkohen me këtë kriter të çuditshëm!

Shqipëria

Skandali me tenderët në bashkinë e Fierit, firmat kërkohen me këtë kriter të çuditshëm!

Më: 7 janar 2017 Në ora: 22:30
Ilustrim

Ish kreu i qeverisë, i cili tashmë e ka kthyer faqen në një faqe të vërtetë denoncimesh nga qytetarët për problematika të qytetarëve ka shkruar sërish.

Sali Berisha ka thënë se një punonjëse e një firme ndërtimi, ka denoncuar një skandal që ndodh me tenderat në bashkinë e Fierit. “Vjedhjen qe ben me tenderat bashkia e Fierit. Ajo cakton si kriter per fituesin e tenderit pasjen e fabrikes se asfaltit ne distance fiks 15 km larg objektit?! Pra tenderin e fiton vetem ai qe ka fabrike asfalti 15 km nga objekti, dhe kjo per te ndare parate me kryetarin dhe deputetin mafioz te Fierit!”, shkruan Berisha.

Denoncimi 

"Jam nje punonjse ne kompani ndertimi dhe po shoh faqen zyrtare te app.gov.al dhe na cmenden me keto kriteret qe vendosin neper tendera ju lutem nese keni mundesi shikoje pak nje tender ne bashkine e fierit me vlere 127.025.351 ku thot kompania duhet te kete fabrike asfalti 15 km larg objektit pra kjo eshte e percaktuar per ate qe e ka fabriken ne fiere ndersa ne tjeret qe kemi disa kilometra me large te rrime te ngrohemi ne fabrike .Ju lutem grijeni si problem por pa me nxjerr mua ne sken .Flm per mirekuptimin .Ju UROJE DITE TE MBARE ."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat