Gjendet një amerikan endacak rrugëve të Tiranës, dërgohet në qendrën sociale

Shqipëria

Gjendet një amerikan endacak rrugëve të Tiranës, dërgohet në qendrën sociale

Më: 8 janar 2017 Në ora: 10:12
Trevor Obrieh, shtetas amerikan është gjetur rrugëve të Tiranës në kushte tepër të vështira

Një shtetas amerikan është gjetur rrugëve të Tiranës në kushte tepër të vështira, nga Policia. 

Trevor Obrieh, 35 vjeç, ndodhej prej disa ditësh në Shqipëri dhe endej rrugëve në një situatë të vështirë, saqë Policia bashkiake është dashur ta dërgojë për ta strehuar në qendrën sociale në "Misto Mame".

Obrieh kishte qënë më parë në Serbi, ku kishte humbur të gjitha sendet e tij personale dhe më pas ka ardhur në Shqipëri. Por nuk dihet pse ai nuk ka kërkuar ndihmën e ambasadës apo instutucioneve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat