Bylykbashi: Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, çështje thelbësore për ne

Shqipëria

Bylykbashi: Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, çështje thelbësore për ne

Më: 10 janar 2017 Në ora: 14:03
Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i Komsionit për Reformë Zgjedhore

Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i Komsionit për Reformë Zgjedhore ka deklaruar sot se opozita nuk do ta lejojë mazhorancën të lërë jashtë diskutimit për standartet e zgjedhjeve të qershorit, çështjet thelbësore dhe një prej atyre çështjeve është përdorimi i teknologjisë në votim.

Ai tha se gjatë diskutimeve që ka pasur sot komisioni i Reformës Zgjedhore, “ajo që bëri opozita ishte  prekja dhe njëherë e çështjes së zgjedhjeve: Zgjedhjet janë çështja primare për shqiptarë dhe më shumë sesa çdo reformë zgjedhore, parësore janë standartet e zgjedhjeve dhe ato duhet të garantohen për zgjedhjet e 2017

Ne ngulim këmbë që nuk mund të ketë asnjë selektim i çështjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat