Persona të paidentifikuar kanë hequr flamurin grek nga zyrat e OMONIA-s në qytetin e Sarandës. Ngjarja, që supozohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, është denoncuar nga zyra e shtypit e BDMEG-OMONIA.
Në një deklaratë për mediat, OMONIA pretendon se kjo është hera e tretë brenda vitit që dhunohet flamuri grek. Kjo organizatë iu ka bërë thirrje institucioneve që të mendojnë për respektimin e minoritetit në vend.