'Alternativa e Ramës: 4,5 ton drogë shqiptare kapen në Itali e Greqi për 10 ditë'

Shqipëria

'Alternativa e Ramës: 4,5 ton drogë shqiptare kapen në Itali e Greqi për 10 ditë'

Më: 12 janar 2017 Në ora: 12:32
Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj

Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka ngritur zërin sot nga selia e PD-së për kartelin qeveritar të drogës që po vazhdon aktivitetin pa ndërprerje.

"Në 10 ditët e para të këtij vitit, - tha Alibeaj, -  rreth 4 ton e gjysëm drogë, kanë kaluar përmes kufinjve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Në Otranto, Torre-Veneri, Napoli, Lece, Brindizi, kanë mbërritur rreth 4 tonë drogë në këto 10 ditë, të kapura e të sekuestruara nga policia italiane. Po ashtu, në Igumenicë, Selanik, Kostur, janë kapur rreth 500 kg droge, nga policia greke. Afërsisht 4 tonë e gjysëm, në 10 ditë, vetëm sasia e kapur, e sekuestruar.

Këto të dhëna tronditëse, dëshmojnë qartë se karteli qeveritar i drogës vazhdon pa ndalesë aktivitetin, dhe qeveria, Rama e Tahiri, i ofrojnë atyre rregullisht lehtësitë për ta transportuar brenda vendit, e për të kaluar kufinjtë tanë. Këto të dhëna, dëshmojnë se droga mbetet edhe për këtë vit alternative e Edi Ramës, dhe angazhimi kryesor i Tahirit të tij. ?Koha ka ardhur për ta larguar këtë të keqe, e për të sjellë një qeveri që krijon mundësi për zhvillim e punë të ndershme," përfundoi Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat