Meta: Vendimi për Haradinajn jo i plotë, drejtësia franceze do ta çlirojë nga akuzat e Serbisë

Shqipëria

Meta: Vendimi për Haradinajn jo i plotë, drejtësia franceze do ta çlirojë nga akuzat e Serbisë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:25
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta reagon vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në vijim, Kryetari Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e çliruar  Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

Ramush Haradinja, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur. AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat