“Këta punonjësit e shkretë të mos i bëjmë 'Ded' në Facebook", Rama ‘tregon vendin’ komentuesit

Shqipëria

“Këta punonjësit e shkretë të mos i bëjmë 'Ded' në Facebook", Rama ‘tregon vendin’ komentuesit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 15:58
Edi Rama

Në një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook për punonjësit e OSHEE-së, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer replikat me qytetarët që i kanë komentuar rreth shqetësimeve të tyre.

Konkretisht njëri prej tyre është ndalur në kushtet dhe pagat e punonjësve që duken edhe në foto dhe video në shtylla të tensionit në  këto ditë të ftohta dimri në Shqipëri. 

Statusi i Rames:

Pavarësisht temperaturave të rëna në minimume historike, periudha nga festat e fundvitit e deri më sot, regjistron volumin më të ulët të ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit. 

Kjo falë investimeve të kryera në një pjesë të vendit si rezultat i reformës në energji dhe punës heroike të punonjësve të OSSHE-së, në gjithë ato zona ku rrjeti i amortizuar i kohës së elektrifikimit, ku ende s’janë shtrirë investimet e reja, siç e tregon edhe ky filmim nga një zonë shumë e thellë malore. 

Replikat 

Qytetari: Sa e kane rrogen keta te varfrt?19500 leke? me 4-5 vete ne shtepi dhe punon vetem njeri nga keta? Keto jane situatat ne Shqiperi. Cfar mund te permiresoni ju? 

Rama: Mos pyet për rrogën e këtyre (që nuk është aq se rrogë aq sa thua ti nuk ka në shtetin tonë!), po merr shembull nga puna e tyre në shërbim të njerëzve e të vendit! Dhe hiqu kapelen me respekt përpara se të vazhdosh me komentet badjahava… 

Qytetari: kur kerkove voten nuk ishe kaq large realitetit, sa te mos dish qe ka edhe njerez qe marrin me pak se ajo shifra aty. Une u sherbej njerezve sipas modelit tim duke te ftuar edhe ty ta ndjekesh. Une per ta e heq kapelen aq sa e ndjej se duhet tu qajme dhe hallet e jo ti bejme DED duke i nxjerre ne facebook. 

Qytetari: Ky eshte si Deda ne shtylle hahahaha 

Rama: Nuk e kuptoj ku eshte pjesa per te qeshur, po këta njerëz që punojnë kështu per njerezit e per shtetin, jane nje model per mua e uroj te jene edhe per ty! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat