Banorët e Prrenjasit ankohen tek PD: Jetojmë në kushte të vështira, qeveria nuk kujtohet për ne

Shqipëria

Banorët e Prrenjasit ankohen tek PD: Jetojmë në kushte të vështira, qeveria nuk kujtohet për ne

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:22
Banorët e Prrenjasit

Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Stravaj në Prrenjas. Gjatë takimit banorët kanë treguar se gjatë këtyre ditëve janë përballur me vështirësi mjaft të moda, për shkak të izolimit nga bora.

Sipas tyre pavarësisht gjendjes së keqe, nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme as nga qeveria qendrore dhe as nga ajo lokale.

Ndërkohë opozita ka akuzuar qeverinë se situata e vështirë në të gjithë vendin erdhi si pasojë e mos shpalljes së gjendjes së emergjencës.

Në njoftimin e PD thuhet se banorët e Stravajt ankohen për izolimin nga bora, mungesën e energjisë, pamundësinë ekonomike dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat