Banorët e Bajram Currit, prej 10 ditësh pa ujë të pijshëm

Shqipëria

Banorët e Bajram Currit, prej 10 ditësh pa ujë të pijshëm

Më: 14 janar 2017 Në ora: 17:47
Ilustrim

Banorët e Bajram Currit thonë se prej 10 ditësh nuk kanë ujë të pijshëm.

Tubat e ujësjellësit kanë ngrirë plotësisht dhe pasditen e sotme ata kanë provuar që t’i shkrijnë, duke ndezur zjarre në pikat ku tubat ndodhen jashtë mureve. 

Kjo është e vetmja mënyrë që ata kanë gjetur për t’u furnizuar. 

E gjithë zona prej më shumë se 10 ditësh ndodhet nën temperatura që nuk ngjiten asnjëherë mbi 0 gradë dhe sistemi i ujësjellësit në një pjesë ka ngrirë plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat