Blushi: Drejtësia është një ëndërr e largët për shqiptarët

Shqipëria

Blushi: Drejtësia është një ëndërr e largët për shqiptarët

Më: 14 janar 2017 Në ora: 20:03
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi u ndal sot në qytetin e Korçës, aty ku deklaroi se pas 25 vitesh tranzicion, Shqipëria ende ngelet një vend i varfër, por sipas tij kjo gjendje do të mbetet për shkak se korrupsioni do të vijojë të dominojë.

 “Ata që janë në parlament, me precedent penalë. Libra u krijua për t’i dhënë shpresë shqiptarëve”, theksoi Blushi.

Sipas BlushitLIBRA, do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni.

“Drejtësia është një ëndërr e largët për shqiptarët. Libra do të ndihmojë arsimin publik jo privat. Ne paguajmë me taksat tona për shkollat e larta. Bandat kontrollojnë ilaçet, naftën mbetjet”, tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat