Sot nis debati në seancën parlamentare

Shqipëria

Sot nis debati në seancën parlamentare

Më: 16 janar 2017 Në ora: 07:26
Kuvendi i Shqipërisë

Ashtu siç e parashikon kushtetuta e hëna e tretë e janarit  shënon rinisjen e kuvendit. Seance plenare është parashikuar sot në orën 17:00,  nga ku do të rinisë debati parlamentar  për këtë sesion të ri.

Program i punës deri në shpërndarjen e kuvendit për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit pritet të jetë i ngjeshur, për shkak të reformës zgjedhore por dhe hartimit të rreth 40 ligjeve për plotësimin e kuadrit të reformës në drejtësi.

Po ashtu,  deputetët deri në shpërndrjane e kuvendit do të marrin një vendim të rëndësishëm atë për  zgjedhjen e presidentit të ri pas mbarimit të mandatit të  Bujar Nishanit. I gjith ky proces pritet të kalojë  jo pa debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Ajo çka do të ketë interes për këtë sesion  është qëndrimi i Partisë Demokratike pasi  ka paralajmëruar bojkot nëqoftëse nuk i plotësohet kushti për votim dhe numërim elektronik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat