Basha mbledh aleatët e PD për të unifikuar qëndrimin

Shqipëria

Basha mbledh aleatët e PD për të unifikuar qëndrimin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:45
Lulzim Basha mbledh aleatët e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me aleatët e PD-së në selinë blu, disa orë para hapjes së të parës seancë parlamentare për këtë vit.

PD-ja kërkon në kuadrin e Reformës Zgjedhore, votim dhe numërim elektronik të votave dhe takimi në fjalë i shërben unifikimit të qëndrimit të partive opozitare parlamentare. 

Pritet që PD-ja të vendosë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin lidhur me këtë kusht që e konsideron të patejkalueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat