Hetimi për CEZ, Balla publikon email-et e dëshmitarit Nuel Kalaj

Shqipëria

Hetimi për CEZ, Balla publikon email-et e dëshmitarit Nuel Kalaj

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:50

Në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, deputetit Taulant Balla ka bërë publike disa emaile që janë shkëmbyer mes dëshmitarit Nuel Kalaj me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe Pragë.

Balla: Depozitoj disa emaile që ky dëshmitar i quajtur Nuel Kalaj ka komunikim me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe pragë. Këto emaili duhen përkthyer sepse është e rëndësishme që përkthimi të noterizohet sepse do jetë objekt referimi.

Për shkak të informacionit të vyer ne hedhim dritë mbi disa çështje kryesore. Njoftoj se emailit mbajnë data të ndryshme duke filluar nga 2008, 2009, 2010

Ky person po i  shmanget hetimit dhe asnjë parti mos ta marrë në mbrotje, por nese ka kontakt dikush duhet ti thotë të paraqitet në këtë komision.

Dëshmitari Nuel Kalaj duket të ketë lidhje shumë të fortë me qoftë me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe Prage, pro ka lidhje të fortë me drejtuesit e qeverisë së asaj kohë sepse ai ne komunikmet përmend ish-kryeministrin Berisha, por edhe ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë të asaj kohe.

Balla lexon emailin

“Mirdita Tomas! Në ankese janë përgatitur dokumentat. Ne do të përmendim kërkesat tona ndaj qeverisë sa është debia që duhet paguar tani. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport në sallonin Vip. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera, i shpjegova në detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin sipas Nuelit është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit). Mbrëmë kam shtrënguar duart me kryeministrin në takimin me investitorët. Ai tha se është i kënaqur do të takoj nesër. Çfarë duhet të presim nga kryeministri. Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90% konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. Mund tju konfirmoj se kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje. Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mabruara dhe përfundimtare. Ai më siguroi se do përfunojnë shpejt dhe pas kësaj kohe do të ulemi sërish. Sapo negociatat do të janë gati do të ftojmë M.R (Martin Roma, drejtuesi CEZ) në Tiranë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat