Ish-burri i merr kujdestarinë e vajzës, rrëfimi prekës i 22-vjeçares: U martuam pas 3 kafesh, më dhunonte

Shqipëria

Ish-burri i merr kujdestarinë e vajzës, rrëfimi prekës i 22-vjeçares: U martuam pas 3 kafesh, më dhunonte

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:45
Brikena Islamaj

Pas një martese të dhunshme, me konflikte, asaj i marrin dhe vajzën, motivin më të madh për të jetuar. Kjo është historia rrëqethëse e Brikena Islamajt, e cila u bë sot protagoniste e emisionit “Me Zemër të Hapur” në ‘News24’.

Mes emocionesh dhe lotësh 22-vjeçarja ka rrëfyer se çasti më të vështirë në jetë ishte momentin kur Gjykata vendosi që vajza të jetë në kujdestarinë e babait, i cili jeton në Itali.

Ndërkohë që është hequr nga gjiri i nënës. Ajo pohon se në një moshë shumë të vogël, 15 vjeçe u fejua me ish-burrin e saj, e më pas shkoi në Itali. Më tej Brikena theksoi se ai ishte një njeri i pashpirt, dhe i dhunshëm.

INTERVISTAKush të prezantoi me ish-burrin tënd?

Kam qenë shumë e vogël, 15 vjeç kur humba babain. Ta kisha atë do isha shumë e lumtur. Nuk kishim miqësi me ish-vjehrrin tim. Më kërkoi të fejoheshim. U fejuam në mars, unë jetoja me mamanë time. Kam dy motra. Unë jam motra e mesit. Motra e madhe ishte martuar.

Bënë prezantimin e djalit?

Po e bënë. Më tha që djalin e kam në Itali, punon mekanik. Unë kisha qejf që të vazhdoja shkollën. U njohëm në maj, ika në qershor.

Si u njohët?

Ishte njohje e shpejt. Që kur e pash, kisha frikë. Më ngjalli frikë, si njeri pa shpirt.

Pse e pranove?

..Hesht.

S’ke arsye?

Skam.

Sa u njohët para se të martoheshit?

Tre kafe.

Sa zgjasnin këto biseda?

3-4 orë.

Dmth ju në total para se të martoheshit jeni takuar vetëm 24 orë?

Po vetëm aq. Kemi folur dhe në telefon. Kur nuk ja hapja telefonin, më thoshte ku je. Ishte i dhunshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat