Kushti i Metës për presidentin: Të mos jetë kukull i askujt

Shqipëria

Kushti i Metës për presidentin: Të mos jetë kukull i askujt

Më: 17 janar 2017 Në ora: 23:08
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Republikës, që pritet të zghjidhet këtë vit nga ana e parlamentit. Meta ka thënë se për të ka shumë rëndësi që presidenti të mos jetë kukull i askujt.

A mos vallë pjesë e negocimit për koalicionin e ardhshëm zgjedhor, që janë edhe negociata normale midis palëve politike, do të jetë zgjedhja e Presidentit? Është emri i Presidentit pjesë e negocimit nëse do të jeni ose jo me PS-në në zgjedhjet e ardhshme në koalicion?

Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Më e rëndësishme është që vendi të ketë një President me integritet, në mënyrë që të jetë një përfaqësues i respektuar dhe i gjithëpranuar. Për ne çështja e emrit nuk është çështje negocimi. Ne një emër që na bind, e votojmë. Një emër që nuk na bind, nuk e votojmë.

Ju do të kërkoni që ky emër të jetë i propozuar nga LSI-ja, pra që Presidenti i ardhshëm të jetë i LSI-së? 

Kjo nuk është gjë e rëndësishme për ne. E rëndësishme është që Presidenti i ardhshëm të mos jetë kukull i askujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat