Dalipi: Legalizimet në zonat informale mbyllen plotësisht në qershor

Shqipëria

Dalipi: Legalizimet në zonat informale mbyllen plotësisht në qershor

Më: 17 janar 2017 Në ora: 23:51
Alfred Dalipi

Zv/ministri në Ministrinë e Zhvillimit Urban, Alfred Dalipi bëri me dije se brenda muajit qershor do të përmbyllet plotësisht procesi i legalizimit të banesave në zonat informale. Deklaratat, ai i bëri në studion e emisionit “Ekopolitikë”.

“Për ta konfirmuar, deri në qershor ne mbarojmë legalizimin e ndërtesave informale. Këtë mund ta them. Deri në qershor mbarohet tërësisht legalizimi i ndërtesave në zonat informale. Pa dyshim do të zbatohet ligji dhe të gjitha aktet nënligjore që i kemi nxjerrë vite më parë. Brenda këtij viti të mbyllim një proces për zonat informale, sepse këto kanë ecur paralelisht dhe me planet vendore. Janë një element që ndikojnë dhe ndihmojnë në urbanizimin e tyre”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat