Apeli i Ministrit Tahiri: Dorëzoni armët nëse doni t’i shpëtoni burgut

Shqipëria

Apeli i Ministrit Tahiri: Dorëzoni armët nëse doni t’i shpëtoni burgut

Më: 18 janar 2017 Në ora: 08:52
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri u ka apeluar banorëve të fshatit Asim Zeneli në zonën e Antigonesë në Gjirokastër që të dorëzojnë vullnetarisht armët pa leje që nga koha e vitit ’97.

Ai u tha të përfitojnë nga amnistia e miratuar nga parlamenti që nuk ndiqet penalisht kush dorëzon armët.

“Një Shqipëri pa armë. Ne na duhet një Shqipëri e kulturës, e librave, e sportit, por nuk na duhet një Shqipëri me armë. Ka 20 vite që nga ’97, që Shqipëria e ka këtë problem, me armë të paligjshme që gjenden në duart e qytetarëve. Policia do të trokasë derë më derë në të gjithë Shqipërinë për të ftuar qytetarët të dorëzojnë armët. Sot me ligjin që kemi miratuar, ai që dorëzon armën nuk dënohet”, ka thënë Tahiri.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte në Gjirokastër ku inauguroi dhe zyrën e re të shërbimit të qytetarëve prane Drejtorise së policisë së qarkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat