11 vjet burg ndërtuesit për mashtrim: As borxhin 50 mijë euro s'e ktheu, as pallatin s'e ndërtoi

Shqipëria

11 vjet burg ndërtuesit për mashtrim: As borxhin 50 mijë euro s'e ktheu, as pallatin s'e ndërtoi

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:57
Ilustrim

Moskthimi I një borxhi 50 mijë euro të marrë në vitin 2006, i ka kushtuar një dënim me 11 vjet burg një ndërtuesi 69- vjeçar në Tiranë. Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë masë dënimi për të pandehurin Xhelal Hoxha I shpallur fajtor me akuzën e mashtrimit.

Për ta siguruar Sh.M. se do t'i kthente borxhin, i pandehuri ka lënë si garanci 5 apartamente që sipas tij, po ndërtonte në Golem. Për këtë ata kanë nëshkruar edhe një kontratë para një notereje. Të nesërmen, kallëzuesi ka shkuar ta verifikojë këtë pronë, por nga punonjësit e Hipotekës është njoftur se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistruara në kontratën noteriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat